Kuvendi Qendror i ASH shkarkon Arben Taravarin

Arben Taravari shkarkohet nga kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pas krizës që shkaktoi në parti duke shkelur statutin e saj

Ky ka qenë vendimi i marrë nga Kuvendi Qendror i ASH, i thirrur sot nga kryetari i këtij forumi, Ziadin Sela, themelues i Aleancës.

Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët po mbahet në Shkup dhe nga 108 delegatë që ishin të pranishëm, 106 prej tyre votuan për shkarkimin e kryetarit Arben Taravari.

Një votë ishte abestenuese dhe 1 kundër shkarkimit të Taravarit.

Javën e ardhëshme pritet të thirret Kongresi i partisë dhe të vuloset shkarkimi i kryetarit Arben Taravari.

Arben Taravari doli mbi statutin dhe Kryesinë e ASH kur njoftoi kalimin në koalicionin opozitar LEN për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Nga ana tjetër, shumica e Kryesisë dhe Kuvendit Qendror mbështesin tezën e daljes vetëm të ASH në zgjedhjet për Kuvendin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë pas vendimit të Kuvendit Qendror, ka ardhur reagim i Arben Taravarit. Ai shkruan në rrjetet sociale se çështja se kujt i përket ASH do të zgjidhet nga gjykata.

Deklarata e Arben Taravarit pas shkarkimit:

Kauza jonë është Ndryshimi! Përpjekjet e BDI-së dhe skenaristit Grubi për të na defokusuar tek kinse “e kujt është partia” janë të dështuara. Prej sot nuk merremi më me këtë gjë. Kushdo që ka ankesa le t’i drejtohet Gjykatës. Kauza Jonë është Ndryshimi që Ka Nis! 8 maji afron çdo ditë e më shumë!

Lajmi në përditësim…

Lajmet Kuvendi Qendror i ASH shkarkon Arben Taravarin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>