Kuvendi anulon logon e re

Kuvendi i Kosovës ka larguar logon e re të përzgjedhur, pasi është vërtetuar se ajo ka ngjajshmëri me një logo tjetër.

Sipas njoftimit, sipas rregullores, logoja duhet të jetë krejtësisht unike, raporton gazeta online Reporteri.net.

Tutje, thuhet se pasi u publikua ditë me parë, logoja e re ka nxitur reagime, pavarësisht se logoja e përzgjedhur nga Juria profesionale nuk ka qenë identike me atë që është krahasuar.

“Pas njoftimit që kemi pranuar se ka pasur reagime nga persona të fushës së dizajnit apo mediatike, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 23.09.2024 e ka trajtuar çështjen e logos së Kuvendit dhe ka konstatuar se e njëjta nuk duhet të këtë ngjashmëri me ndonjë logo tjetër, pavarësisht se logoja e përzgjedhur nga Juria profesionale nuk ka qenë identike me logon më të cilën është krahasuar. Ndërsa, pas një takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kuvendit dhe operatorit ekonomik fitues, është konstatuar se logoja e përzgjedhur ka ngjashmëri me logon e krahasuar, pavarësisht se nuk janë identike. Të dy palët u pajtuan që Kuvendi i Kosovës duhet të këtë logo e cila nuk ka ngjashmëri me asnjë logo tjetër”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Po ashtu, u bë e ditur se operatori ekonomik do të kthejë paratë e pranuara nga Kuvendi si fitues për dizajnimin e logos.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker