Kushtetuesja u dha të drejtë, studentët e mjekësisë: Beteja nuk përfundon, presim vendimin e zbardhur

Një ditë pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për studentët e mjekësisë, këta të fundit kanë dalë sot në një deklaratë.

Sipas tyre Gjykata i kërkoi qeverisë atë që studentët kanë kërkuar prej kohësh, teksa shtuan se do të presin vendimin e arsyetuar. Sakaq, pohuan se nëse të drejtat e tyre cënohen, ata janë sërish gati që të mbushin sheshet dhe të protestojnë.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma. Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet”, deklaroi përfaqësuesja e studentëve, Dea Guri.

Lajmet Kushtetuesja u dha të drejtë, studentët e mjekësisë: Beteja nuk përfundon, presim vendimin e zbardhur >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>