Kushtetuesja për Ahmetajn: Nuk është cenuar e drejta e ish-zv kryeministrit

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e saj në lidhje me ankimimin e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj mbi vendimin e Apelit të GJKKO-së.

“Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se interpretimi i dispozitave procedurale penale nga GJKKO-ja e Apelit dhe Gjykata e Lartë në rastin e kërkuesve është i arsyeshëm dhe nuk biendesh me frymën e ligjit.

Në këtë pikë, Mbledhja e Gjyqtarëve rithekson se nuk është detyrë e saj të interpretojë ligjin për qëllime të procesit gjyqësor që zhvillohet në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm, pasi ajonuk vepron si gjykatë e shkallës së katërt.

Interpretimi i ligjit në vendimet e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm nuk vihet në dyshim, përveç rasteve kur ai është arbitrar ose i paarsyeshëm, në kuptimin kur gabimi ligjor i gjykatës së juridiksionit të zakonshëm është aq i dukshëm, sa një gjykatë e arsyeshme nuk mund ta kishte bërë ndonjëherë ose i tillë që gjykimin e bën të padrejtë.

Për rrjedhojë, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se interpretimi i ligjit nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm nuk është arbitrar ose haptazi i paarsyeshëm që t’iu ketë cenuar kërkuesve të drejtat e aksesit dhe të ankimit efektiv.

Për sa më lart, Mbledhja e Gjyqtarëve konkludonse pretendimet e kërkuesve se vendimet gjyqësore të kundërshtuara u kanë cenuar të drejtat e aksesit dhe të ankimit efektiv janë haptazi të pabazuara.

Në përfundim, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se ankimi kushtetues individual nuk plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e tij për shqyrtim në seancë plenare”, thuhet në vendimin e zbardhur nga Gjykata Kushtetuese.

Lajmet Kushtetuesja për Ahmetajn: Nuk është cenuar e drejta e ish-zv kryeministrit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>