Kush janë deputetët shqiptarë që nuk e votojnë Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni?

Veçse ka filluar seanca ku do të votohet Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut, i propozuar nga BDI-ja, pra Talat Xhaferi i cili deri më tani ka mbajtur postin e Kryetarit të Parlamentit.

VMRO-DPMNE-ja e Hritjan Mickoskit është dukshëm kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër Teknik i Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte kundër edhe kur Talat Xhaferi i u bë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

E Majata, e njohur si “Levica”, partia ekstreme nacionaliste maqedonase me kryetar Dimitar Apasievin gjithashtu nuk e ka votuar për Kryetar Parlamenti dhe nuk do ta votojë as sot për Kryeministër z.Talat Xhaferi.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare, pra Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Arsyet e tyre janë të ndryshme, megjithatë, Talat Xhaferi nuk do e merr besimin e tyre.

Deputetë të opozitës në parlament, që nuk do e votojnë Talat Xhaferin për kryeministër janë:

Fadil Zendeli, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku, Kastriot Rexhepi, Afrim Gashi dhe Safije Sadiku Shahini.

Lajmet Kush janë deputetët shqiptarë që nuk e votojnë Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>