Kush është “shërbëtori” i Charles, që me bukurinë e tij i vodhi vëmendjen mbretit në ceremoni

Në një kohë kur Mbreti Charles III ishte personazhi kryesor i ceremonisë së kurorëzimit të mbajtur më 6 maj në Mbretërinë e Bashkuar, vëmendja nuk shkoi e gjitha tek ai. Kjo sepse dikush tjetër i mori të gjitha lëvdatat e çdo gruaje. Ai është një anëtar i stafit mbretëror. Bëhet fjalë për Majorin Jonathan Thompson.

“Më duhet të pranoj se nuk isha plotësisht i fokusuar në ceremoni”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Të fokusohesh te mbreti Charles ishte mjaft e vështirë,” vuri në dukje një tjetër.

Oficeri simpatik, i cili i përket Batalionit të 5-të të Regjimentit Mbretëror Skocez , dikur ishte truproja më e lartë e Mbretëreshës Elizabeth , por tani i shërben mbretit Charles.

Lajmet Kush është “shërbëtori” i Charles, që me bukurinë e tij i vodhi vëmendjen mbretit në ceremoni >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!