Kush është personi që u transferua nga Spanja me urdhër të SPAK-ut?

Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli, i akuzuar si një nga pjesëmarrit e grupit kriminal ku bënte pjesë edhe Erzen Breçani dhe sipas SPAK drejtohej nga Eralbi Breçani, djali i tij.

Policia informon se ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë dje, 22 gusht 2024.

Ismail Zeneli, alias (Luan Sadria, i datëlindjes 15.11.1974) lindur në Kukës dhe banues në Valencia/Spanjë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprat penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçante të bashkëpunim, atë të Grupit të Strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga Organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i policisë:

“Vijojnë intensivisht operacionet për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë finalizuar nga Interpol Tirana, 2 operacione ekstradimi, nga Spanja dhe nga Franca.

U krye ekstradimi nga Spanja, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar I. Z. alias L. S., 50 vjeç, i lindur në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lajmet Kush është personi që u transferua nga Spanja me urdhër të SPAK-ut? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker