Kush do ta formojë qeverinë? Shkodra tregon opsionet e mundshme

(Lajm i përditësuar)
Kush do ta formojë qeverinë? Shkodra tregon opsionet e mundshme
Analistja Magbule Shkodra në emisionin “Click” në RTV21 kur u pyet se kush do ta formojë qeverinë tha se nëse Vetëvendosje do t’I marrë 51 të votave mund të bëjë koalcion me pakicat që të arrijë 61.
“ Nëse LVV mbet me 49% atëherë me minoritetet do të arrijë në 59 atëherë do të vijë në shprehje oferta e Limajt që e ka bërë haptas , në anën tjetër është tabori I partive opozitare…ajo që po me brengos mua nuk shoh ndonjë takim të tyre që më krijon përshtypje që e kanë për vota”.., tha ajo.
“Nga votat e mërgatës më së shumti fiton LVV-ja “, Shkodra: Maksimumi i deputetëve do të jetë 3 ose 2
Analistja Magbule Shkodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se nga numërimi i votave të vendvotimeve në përfaqësi diplomatike më së shumti përfituese do të jetë Lëvizja Vetëvendosje.
“Sa do që edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje pas numërimit total të votave që kanë ardhë nga mërgata merr mbi 70% të kësaj vote ose 80% megjithatë numri maksimal i deputetëve që mund të marrë tani i ka 47 do të jetë 3 maksimumi mund të arrijë në 50, kjo është rasti më i mirë pritjet janë që mund të marrë 2”, tha ajo.
Duke komentuar zërat se mërgata po dikton procesin zgjedhor në Kosovë, Shkodra tha se mërgata kontribuon në Kosovë dhe kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre.
“Pse ne kur e bëmë një refromë zgjedhore, nuk e bëmë si duhet u është premtuar mërgatës me vite të tjera se do iu jpen vende të rezervuara”, tha ajo./21Media