Kusari-Lila: Me 9 shkurt do të shihet se si është qëndrimi i qytetarëve në raport me zhvillimet

(Lajm i përditësuar)

Kusari-Lila: Me 9 shkurt do të shihet se si është qëndrimi i qytetarëve në raport me zhvillimet

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, në ”Click” të RTV21 tha se mbështetjën më të madhe e kanë nga qytetarët.

Ajo gjithashtu ka shtuar se në zgjedhjet e 9 shkurtit do” të shihet se si është qëndrimi i qytetarëve në raport me zhvillimet, në veri, ekonomi e çdo zhvillim”’.

Kusari-Lila ka shtuar se ”Besoj që qytetarët e Kosovës janë ata që e përcakotjnë me çfarë qasje duhet të vazhdohet”.


Raportet me SHBA-në, Kusari: Metafora e përdorur nga Hovenier nuk është thënë për situatën

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e
mbasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili javën e kaluar ka thënë se  ”Kosova nuk duhet të urinoj në derën e klubin ku dëshiron të hyj”.

”Metafora e përdorur nga Hovenier për mua nuk është thënja për situatën që do doja ta komentoja, Kosova me siguri të plotë mund ta them se është e bindur në rrugëtimin euroatlantik”, tha Kusari.


Kusari: Drita Millaku ka mohuar largimin nga VV-ja

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, në ”Click” të RTV21 ka thënë se Drita Millaku ka mohur largimin nga VV-ja.

”Asnjë informacion zyrtar ajo nuk e ka konfirmuar në fakt e ka mohur largimin nga VV-ja, aktualisht sipas te gjitha njofitmeve Drita Millaku është deputete e LVV-së”, tha Kusari.


Kusari: As unë e askush tjetër nga VV-ja nuk ka pasur njoftim për largimin e Korenicës e Rrahmanit

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, në ”Click” të RTV21 ka thënë se largimi i dy deputetëve ka qenë pa paralajmrim.

”Sot ata kanë ardhur në oborrin e Kuvendit kanë mbajtur konferencën, as une e askush tjetër nga VV-ja nuk ka pasur njfotim për largimin e tyre”, tha Kusari.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>