Kusari-Lila i bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen si votues

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka bërë thirrje mërgimtarëve të regjistrohen si votues.
Thirrje, deputetja e bëri përmes llogarisë së saj në Facebook.
“Të dashur mërgimtarë, Zgjedhjet e rregullta do të mbahen më 9 shkurt 2025. Regjistrohuni për të votuar nga diaspora deri më 26 dhjetor 2024. Regjistrohuni sot”, ka shkruar ajo.
https://kqz-ks.org/votimi-jashte-kosoves/