Kurti vizitoi tri familje të komuniteteve jo shumicë, përfituese për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar tri familje përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive tek komunitet jo shumicë në Komunën e Pejës.

Fillimisht, kryeministri vizitoi familjen pesë anëtarëshe Palmar nga komuniteti boshnjak e cila, siç tha kryeministri ka pasur shumë nevojë për strehë të qëndrueshme mbi kokë e për banim të dinjitetshëm, njofton ZKM.

“Më pas, vizitoi familjen Hagjijaj, nga radhët e komunitetit rom, e cila gjithashtu kishte nevojë për kushte dhe banim të dinjitetshëm. Aty falënderoi familjen Hagjijaj për mikpritjen dhe punëtorët për punën që e kanë bërë.

Kurse në fshatin Treboviq, vizitoi dhe u takua me shtatë anëtarët e familjes Saku nga komuniteti egjiptian të cilët në muajin dhjetor do të jenë me shtëpi të re”, thuhet në njoftim.

Tre milionë euro ka qenë buxheti i programit për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të komuniteve jo shumicë në komunë këtë vit.

“Në kuadër të ​tij në proces të përfundimit të ndërtimit janë 57 shtëpi. Krahas tyre punimet janë duke u zhvilluar edhe për renovimin e 230 shtëpive tjera. Ky program do të vazhdojë edhe me thirrje e dyte vitin tjetër, për të cilën thirrje tashmë është ndarë buxhet në vlerë prej tre milionë euro”, njofton ZKM.

Lajmet Kurti vizitoi tri familje të komuniteteve jo shumicë, përfituese për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>