Kurti uron Berset për zgjedhjen Sekretar i Përgjithshëm i KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ish-presidentin e Zvicrës, Alain Berset, për zgjedhjen e tij Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Ai tha se Berset është një “mik i madh” i të drejtave të njeriut dhe se mezi pret të punojë bashkë me të.

“Shumë urime për ish-këshilltarin dhe presidentin federal të Zvicrës, Alain Berset, për zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Ai është një mik i madh i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Pres me padurim të punojmë së bashku për të avancuar këto vlera themelore të Këshillit të Evropës – vlera për të cilat Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar si një shtet aspirant për anëtarësim”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Lajmet Kurti uron Berset për zgjedhjen Sekretar i Përgjithshëm i KiE >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>