Kurti u kërkon ministrave më shumë punë: Rezultatet e vitit 2022 të jenë minimumi këtë vit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për punën e derimëtashme të qeverisë të tij, derisa ka kërkuar nga ministrat që angazhimi në vitin 2023, të jetë më i madh.
Kurti tha se këtë vit “sfidave do t’u japin përgjigje dhe vështirësitë do t’i kthejnë në mundësi”.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se padyshim se viti 2023 do të jetë vit i qytetarëve.
“Angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve të vitit 2023. Le të vazhdojmë garën me veten, me bindjen se po potenciali ynë është më i madh sesa aktualiteti që e kemi. Ia kemi filluar mbarë që në ditën e tretë të vitit, realizuam premtimin për shtesa. Sidave do t’u japim përgjigje, vështirësitë do t’i kthejmë në mundësi e përballja me to do të na definojë si popull, si shoqëri e si shtet”, tha Kurti para kabinetit qeveritar.
Mbledhja e Qeverisë është duke vazhduar.