Kurti takon senatorin Welch
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me senatorin Peter Welch, të cilët kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe politikë.
Këtë e bëri të ditur Kurti, përmes një shkrimi në “X”, i cili shtoi se Welch është mik i Kosovës, i cili vizitoi vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën Afrim Bunjakut.
“Ishte një kënaqësi e madhe të takohesha me Senatori Peter Welch një mik i Kosovës, i cili vizitoi vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën Afrim Bunjakut vitin e kaluar”.
“Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në frontin ekonomik dhe politik, si dhe eksplorimin e rrugëve të reja për bashkëpunim. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova dhe përpjekjet e qeverisë për ngritjen e të gjithë shoqërisë sonë, siç është futja e arsimit të lartë falas”, thuhet tutje në shkrimin e tij.
Lajmet Kurti takon senatorin Welch >> Rahoveci INFO.