Kurti takon Jovanoviqin, diskutojnë për rolin e romëve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Zeljko Jovanoviq, drejtor i organizatës Open Society Roma për Evropë, në kuadër të Open Society Foundations. Gjatë takimit u diskutua për rolin dhe gjendjen e komunitetit rom në Kosovë.

“Në kuadër të diskutimit, janë theksuar masat e nevojshme edhe në kuadër të Planit të Rritjes që stimulojnë punësimin, themelimin e bizneseve mikro, të vogla e të mesme si dhe trajnimet profesionale të këtij komuniteti në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në fund u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së komunitetit rom në Regjistrimin e Popullsisë që fillon në prill, proces ky thelbësor për planifikimin e duhur të politikave për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Erxhan Galushi.

Lajmet Kurti takon Jovanoviqin, diskutojnë për rolin e romëve në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>