Kurti takohet me Viola von Cramon, diskutojnë tema të ndryshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. ​

ZKM ka thënë se tem diskutimi ishin zgjedhjet në BE, zhvillimet në rajon dhe agjendja e qeverisë për këtë vit.

Kurti ka falënderuar von Cramon për punën dhe angazhimin e saj sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. ​

Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj.

Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik.

Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian.

Lajmet Kurti takohet me Viola von Cramon, diskutojnë tema të ndryshme >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>