Kurti takohet me kryeministrin e bullgar, Nikolai Denkov

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Davos ka takuar kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov.

Ky takim ishte në ditën e tretë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit si dhe për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon.

“Kryeministri Kurti e falënderoi homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it”, thuhet në komunikatë.

Lajmet Kurti takohet me kryeministrin e bullgar, Nikolai Denkov >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>