Kurti takohet me Daniel Serwerin, e falënderon për këshillat e mençura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij profesorin Daniel Serwer, ndaj të cilit tha se është mirënjohës për “këshillat e mençura”.
Kryeministri Albin Kurti tha se është kënaqësi dhe privilegj takimi me Serwerin.
“Një kënaqësi për t’u rilidhur me Profesorin Daniel Serwer, një diplomat i madh dhe një mik edhe më i madh i Kosovës. Ky ishte takimi i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit. Si gjithmonë, jam mirënjohës për analizën e tij të prerë dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, ka shkruar Kurti.
A pleasure to reconnect with Professor @DanielSerwer, a great diplomat and an even greater friend of Kosova. This was only the latest of numerous meetings we’ve had over the course of more than two decades, but it was the first time I had the privilege of welcoming him to the… pic.twitter.com/x9VuS94FuE
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2024
Lajmet Kurti takohet me Daniel Serwerin, e falënderon për këshillat e mençura >> Rahoveci INFO.