Kurti takohet me ambasadorin e ri jorezident të Malajzisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takimin e parë ambasadorin e ri të Malajzisë në Kosovë, Zahid Rastam.

Duke i uruar mirëseardhje dhe mbarësi në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, kryeministri Kurti i shprehu ambasadorit Rastam mirënjohjen e tij për mbështetjen e Malajzisë ndaj Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare, dhe partneritetin strategjik për Kosovën dhe rajonin.

Diskutuan për raportet dypalëshe dhe për mundësitë dhe fushat premtuese për thellim të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve, përfshirë sektorin e tregtisë, teknologjisë e agrikulturës.

“Kryeministri Kurti e njohu ambasadorin Rastam me rezultatet dhe politikat e qeverisjes, progresin e shënuar në ekonomi dhe demokraci të vendit, dhe për ofertën e Kosovës për investimet të huaja. Me këtë rast, kryeministri u bëri ftesë bizneseve nga Malajzia që të vizitojnë dhe konsiderojnë Kosovën si vend për investime”.

“Ambasadori Rastam u shpreh i interesuar për të rritur shkëmbimet tregtare dhe lidhjet ndërmjet qytetarëve të dy vendeve, teksa tha se Kosova dhe Malajzia gëzojnë miqësi të ngrohtë dhe të përzemërt dhe bashkëpunim të qëndrueshëm”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajmet Kurti takohet me ambasadorin e ri jorezident të Malajzisë në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>