Kurti takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, flasin edhe për punën e dinarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së ku mes tjerash kanë diskutuar edhe për rregulloren e re të BQK-së që do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt.

Sipas komunikatës së ZKM-së, në takim është diskutuar për nenin 35 të rregullore që përcakton se valuta e vetme e lejuar në Kosovës për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, bazuar në Nenin 11 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për BQK-në.

Kurti në takim ka thënë se është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta dhe ligjshmëria në vend dhe gjithashtu që të respektohen autoritetet e pavarura në vend sikurse BQK.

“Ndër çështjet kryesore të diskutimit ishte ajo rreth Rregullores së Bankës Qendrore që pritet hyjë në fuqi nga 1 shkurti, me theks të veçantë të neni 35 i saj i cili përcakton se valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme sipas nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti në takim theksoi rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nga të gjithë dhe në të njëjtën kohë respektimit të autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore”, thuhet në njoftim.

Lajmet Kurti takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, flasin edhe për punën e dinarit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>