Kurti studentëve të Harvardit: Serbia po kërkon Asociacion që minon Kushtetutën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një javë më parë i është drejtuar komunitetit të Harvardit në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit, ndër të tjera aty ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për çka tha se Serbia po e kërkon pa e njohur fillimisht Kosovën dhe kësisoj “do të kërkonin të merreshin fuqi ekzekutive qoftë nga qeveria, qoftë nga komunat, gjë që do të minonte Kushtetutën tonë”.

Kurti në videon e publikuar në ”X” flet për angazhimin e qeverisë për t’i dëgjuar kërkesat e komuniteteve pakicë në vend, specifikisht përmend Asociacionin.

“Ndërsa rritemi dhe përparojmë do të mbetemi besnikë ndaj mbrojtjeve të përcaktuara qartë në Kushtetutën tonë. Ne gjithashtu angazhohemi të dëgjojmë kërkesat e të gjitha komuniteteve pakicë në vendin tonë dhe të peshojmë kërkesat politike bazuar në ndikimin e tyre tek njerëzit e zakonshëm dhe në fund të fundit në bazën ligjore që i mbron ata. Një kërkesë e tillë është për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Asociacioni që po e kërkon Serbia pa e njohur fillimisht Kosovën, do të kërkonin të merreshin fuqi ekzekutive qoftë nga qeveria, qoftë nga komunat, gjë që do të minonte Kushtetutën tonë”, thotë Kurti.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker