Kurti sot në Turqi, pritet nga Erdogani

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet sot me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore.

Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media, thuhet tutje në komunikatë.

Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

 

Lajmet Kurti sot në Turqi, pritet nga Erdogani >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!