Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë , BE-ja ta sanksionojë Beogradin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,  akuzoi Serbinë se sikurse në zgjedhjet parlamentare edhe në këto lokale po ndërhyn në procesin zgjedhor.

“Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë siç bëri së fundmi Millosh Vuçeviq dhe siç ka bërë edhe vetë presidenti Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë”, tha Kurti.

Ai citi raportin e BE-së  për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e shkurtit në Kosovë.

“Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025  kishte evidentuar ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet tona. Ndërhyrjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të atij shteti. Me gjithë këto, Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga BE-ja, andaj Serbia nuk po ndryshon sjellje. Kjo ndërhyrje që bën Serbia tani është edhe më e rëndë se sa ajo e Rusisë në Europë”.

“I bëjmë thirrje BE-së që ta dënojë ndërhyrjen e Beogradit zyrtar dhe ta sanksionojë Serbinë, shtet ky kandidat për anëtarësim në BE për veprime që bien ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë dhe shkelin Marrëveshjen Bazë të Brukselit”

error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker