Kurti rrëfen historinë e dhimbshme të mësuesit Osman Jakupi: “Ishim bashkë në burgjet e Serbisë”


“Ishim bashkë në burgjet e Serbisë”, Kurti rrëfen historinë e dhimbshme të mësuesit Osman Jakupi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Mësuesit, ka përkujtuar një mësimdhënës me të cilin kishte qëndruar në burgjet e Serbisë.
Duke shkuar për vizitë te familja, Kurti ndau historinë e Osman Jakupit nga Baksi, i cili tha se ishte plagosur e malltretuar në spital e burg, derisa katër familjarë ia kishin vrarë.
“Me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi ishim bashkë në burgjet e Serbisë. Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj”, njoftoi Kryeministri në Facebook.
Pas tij, Kurti tregoi edhe për një takim që pati me vajzën e mësueses së tij të matematikës.