Kurti reagon pas rrahjes së politikanit serb

Përmes një postimi në X, kreu i ekzekutivit tha se rrahja e rëndë e Sanduloviqit nga shërbimi sekret serb, është tregues se çfarë u ndodhë qytetarëve serbë në Serbi nëse guxojnë të pranojnë të vërtetën dhe të ndjekin pajtimin.

“Thellësisht i shqetësuar për raportet që thonë se lideri i opozitës serbe Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas kërkimit të faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”.

“Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson taksën që qeveria serbe u imponon qytetarëve të saj për guximin për të pranuar të vërtetën dhe për të ndjekur pajtimin. Kjo gjithashtu përbën një shkelje serioze të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sulm të ngjashëm me të Putinit ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit”, shkroi Kurti në X.

Lajmet Kurti reagon pas rrahjes së politikanit serb >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>