Kurti: Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri

Në përvjetorin e 25 të çlirimit të Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka vizituar “Radio Kosova e Lirë”, që tash është studio-bunker.

Ai ka thënë se ishte radio e Kosovës që luftonte për liri

“Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka thënë se ky studio-bunker është nën përkujdesjen e shtetit të Kosovës.

“Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë. Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit”, ka shkruar Kurti.

Lajmet Kurti: Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>