Kurti prezanton të arriturat e Qeverisë dhe planet për vitin 2024

Zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive për dy ditë rresht ka mbajtur punëtori të përbashkët, për siç thanë ata për planifikim strategjik dhe operacional.

Përmes një njoftimi për media thuhet se në këtë punëtori janë prezantuar të arriturat, sfidat dhe planet për vitin 2024.

“Zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive, gjatë të premtes dhe ditës së sotme, kanë zhvilluar punëtori të përbashkët për planifikim strategjik dhe operacional.  Sesionet me kabinetet politike të ministrive ishin të ndara sipas shtyllave bazë të Planit Kombëtar të Zhvillimit. U prezantuan rezultatet, të arriturat dhe sfidat gjatë vitit të kaluar, si dhe planet për vitin 2024 për zbatim efektiv të objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisje të mirë, siguri dhe sundim të ligjit, zhvillim të barabartë dhe ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Tutje, aty thuhet se Kurti i ka ftuar ata edhe për më shumë angazhim në voton 2024.

“Duke i falënderuar anëtarët e kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre për punën përgjatë vitit 2023, Kryeministri Kurti i ftoi ata edhe për më shumë angazhim në vitin 2024 në realizimin e zotimeve të programit qeverisës”, thuhet ndër të tjera aty.

Lajmet Kurti prezanton të arriturat e Qeverisë dhe planet për vitin 2024 >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>