Kurti pret të hënën në takim emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim nesër, më 17.03.2025, përfaqësuesin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ky takim, sipas Zyrës së Kryeministrit, do të nisë në ora 10:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen”- thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ditë më parë zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper për RTV21 bëri të ditur se Peter Sorensen në Kosovë do të qëndrojë nga data 17 deri më 19 mars.

Ndërkaq përfaqësuesi i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të zhvillojë një takim edhe me zëvendëskryeministrin për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin. /21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker