Kurti pret Sorensenin

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, po qëndron në Kosovë, në vizitën e tij të parë prej kur mori këtë post duke e zëvendësuar paraardhësin e tij, Miroslav Lajçak.
Pas takimit që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Sorensen ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë.
Pas takimit me Kurtin, emisari i BE-së do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi.