Kurti pret në takim Spyros Capralos, diskutohet për 10 vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në familjen olimpike

Ditën e sotme kryeministri Kurti ka pritur në takim Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i njëjti ishte i shoqëruar nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Evropës, presidenti Spyros Capralos dhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Në këtë takim është diskutuar fusha e sportit dhe arritjet e sportit në Kosovë në 10 vjetorin e anëtarësimit në familjen e madhe olimpike.

“Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i shoqëruar nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Evropës, presidenti Spyros Capralos dhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë mirëpritur nga kryeministri Albin Kurti, i cili shoqërohej nga zëvendëministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani. Bach dhe Kurti kanë biseduar për progresin që Kosova ka bërë në fushën e sportit, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në 10 vjet të anëtarësimit në familjen e madhe olimpike, me theks të veçantë pesë medaljet e olimpike”, thuhet në postim. /21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker