Kurti pret në takim pune kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, kanë arritur në hotel “Garden” në Prishtinë, ku edhe do të mbahet darka e ftuar nga Kurti.
Kujtojmë që Kurti ka ftuar në takim tre krerët e opozitës për të diskutuar për përmbushjen e agjendës legjislative të Kuvendit, raporton EO.
Përderisa Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, e refuzuan këtë takim, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u pajtua të shkojë në takim për të folur për datën e zgjedhjeve.
Pas takimit pritet të ketë deklarime për media.
Lajmet Kurti pret në takim pune kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin >> Rahoveci INFO.