Kurti përsërit akuzat se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë

Kryeministri Kurti e ka akuzuar Beogradin zyrtar për ndërhyrje, siç e ka cilësuar, brutale në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kurti tha se votuesit serbë në Kosovë janë kërcënuar nga grupe të mbështetura nga Beogradi që kanë favorizuar Listën Serbe. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur rezultatet e zgjedhjeve ende nuk janë plotësisht të përfunduara megjithëse sipas atyre preliminare Lista Serbe ka marr 9 vende në Kuvend. Një përfaqësues i serbëve të Kosovës, Nenad Rashiq, i mbështetur nga Kurti, ka arritur të sigurojë një ulëse.
“Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura një muaj më parë, ishim dëshmitarë të ndërhyrjeve të forta dhe të drejtpërdrejta nga Serbia—konkretisht nga qeveria e saj—të cilat kishin për qëllim frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit serb në Kosovë. Këto ndërhyrje përfshinin kërcënime financiare për ndërprerjen e përfitimeve serbe, shantazh, ryshfet, sulme kibernetike të kontraktuara dhe forma të tjera presioni, kryesisht të drejtuara ndaj partive serbe që sfidojnë dominimin e Listës Serbe dhe synojnë të sjellin pluralizëm politik në sistem, si dhe ndaj votuesve që mbështesin parti të tjera përveç Listës Serbe.”,
Ndikimet e Sebisë në procesin zgjedhor të Kosovës janë përmendur edhe në raportin e misionit vëzhgues të BE-sëm që i është përcjellë Parlamentit Evropian. Për situatën e krijuar më 9 shkurt instituti kundër luftës Hibride Octopus, ka raportuar dhe ka alarmuar disa muaj para se të mbaheshin zgjedhjet në Kosovë.
Incizim- Gurakuç Kuçi, hulumtues në institutin Octapus
‘Që nga shtatori i vitit të kaluar ne në vazhdimësi kemi raportuar mbi hulumtimet tona se si Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar përmes formave të ndryshime po shtrinë ndikimin tek serbët në Kosovë për zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha Gurakuç Kuçi për rtv21
Pjesëmarrja në zgjedhje e serbëve të Kosovës posacërisht në në katër komunat në veri, ishte më e madhe marr parasysh bojkotin e tyre ndaj institucioneve të Kosovës që prej vitit 2022. Një numër veprimesh të Qeverisë së Kosovës në komunat në veri janë kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, sado që autoritetet thanë se kanë shtrirë sovranitetin dhe kanë integruar edhe serbët e Kosovës, Por ato kanë paralajmëruar se gjendja në Kosovë është e brishtë dhe e cënueshme. Ish-zëvendës ministri i brendshëm Valdet Hoxha, thotë se mënyra e shantazhimit të serbëve përdoret edhe për të nxitur tensione të mundshme në veri të vendit.
“Ky është një potencial që Beogradi mund ta përdor jo vetëm në zgjedhje por edhe për situata të ndryshme pra është një mekanizëm që qeveria e Serbisë ka në dorë në kuptim të përshkallëzimit të situatës nxitjes së urrejtjes dhe ndezjes së ndonjë konflikti të mundshëm”, tha Hoxha.
Aktualisht nga votat e numëruara Lista Serbe ka marr më shumë se 4.5 për qind të votave dhe komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës i janë të garantuara 10 ulëse në Kuvend. Kësaj radhe një deputet do t’i takojë partisë së Nenad Rashiq, ministër në Qeverinë e Kurtit të cilin Lista Serbe e ka akuzuar se ulësen e ka fituar me votat e qytetarëve shqiptarë./RTV21/21Media