Kurti përmend investimet infrastrukturore dhe çerdhet, 156 prej të cilave mbeten pa u ndërtuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në lidhje me investimet në sektorin e arsimit ka thënë se janë bërë 444 investime infrastrukturore në arsim që kapin vlerën prej 61.9 milionë euro.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka përmendur investimet në çerdhe, numri i të cilave mbetet ende larg përmbushjes së premtimit nga fushata elektorale ku nga Kurti ishte premtuar ndërtimi i 160 çerdheve për periudhën katër vjeçare në Kosovë.

“444 investime infrastrukturore në arsim në vlerë 61.9 milionë euro.Shkollat, çerdhet, sallat sportive të reja dhe renovimi i objekteve ekzistuese janë dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.Investimet në infrastrukturën arsimore janë shumë të rëndësishme sepse në çdo klasë e çdo shkollë përgatitet e formësohet e ardhmja e vendit tone”, ka shkruar Kurti në Facebook. /21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker