Kurti përmbledh vizitën e takimeve në Davos të Zvicrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë një përmbledhje të takimeve dhe vizitave gjatë qëndrimit në Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Duke folur për takimin më Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, James O’Brien, kurti ka bërë të ditur se me të kanë folur për sulmin e Banjskës dhe për agresionin dhe provokimet e Serbisë.

Sipas Kurtit, O’Brien e ka vlerësuar maturinë që ka treguar Kosova në situatat me të cilat është përballur në Veri të vendit.

Kryeministri ka thënë se takimi me O’Brien ka ndodhur sapo ka mbërritur në Davos.

“Sapo mbërritëm në Davos, takuam Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan James C. O’Brien, i cili përgjatë bisedës vlerësoi maturinë tonë përballë sulmeve, agresionit e provokimeve”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Për të tretin vit me radhë, morëm pjesë në Forumin Ekonomik Botëror i cili organizohet në Davos, Zvicër. Para mbërritjes atje, u ndalëm në Cyrih, ku kaluam kohë të çmueshme me mërgatën tonë, në inaugurimin e sallonit të mobileve dhe prodhimeve të drurit të prodhuara në Kosovë, të 3 biznese nga diaspora jonë në Zvicër. Ndërsa në Bazel, me Ministren Hajdari, morëm pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024”, ku u përfaqësuan edhe 27 biznese vendore nga industria e drurit dhe produkteve të tjera të ndërtimit.

Sapo mbërritëm në Davos, takuam Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan James C. O’Brien, i cili përgjatë bisedës vlerësoi maturinë tonë përballë sulmeve, agresionit e provokimeve. Ndërsa në ditën pasardhëse ishte mundësi e mirë të takoj homologët nga Kroacia dhe Bullgaria, Andrej Plenkovic dhe Nikolay Denkov, e Këshilltarin Federal të Zvicrës, Beat Jans.

Në panelet e diskutimit për Dialog Diplomatik, mes shumë personalitetesh, isha pjesëmarrës së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Ukrainës dhe Sllovenisë, Alexander Schallenberg, Dmytro Kuleba dhe Tanja Fajon, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajic, Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, Ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu, anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës për punë të jashtme, Ignazio Cassis, dhe ish Ministrin e Çështjeve të Bashkimit Evropian, Volkan Bozkir. Mes miqsh, si Sekretari i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave e Marokut, Nadia Fettah Alaoui, Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, ish Sekretari për Punë të Jashtme të Britanisë, David Milliband, përfaqësuesi i Bankës Botërore, Juergen Voegele, dhe ekonomistja e ish Nënsekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarja Ekzekutive e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën, Vera Songwe biseduam në panelin e diskutimit “Përputhja e financave me nevojat”, ku edhe pata nderin të mbaj fjalën hyrëse.

Mesazhet që i ndamë me miqtë tanë ishin ato të historisë sonë të suksesit, si një shtet që e ka ndërtuar veten në një demokraci edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, ku progresi ekonomik dhe demokratik ecin krah për krah, e në qëndrueshmëri e cila është thelbësore për sukses të vazhdueshëm dhe stabilitet institucional. Mesazh ky që u vlerësua e fuqizua edhe nga pjesëmarrësit e nivelit të lartë në panelin mbi ekonominë, si Sekretari David Cameron dhe Ministri Barth Eide. Theksuam edhe se siguria e rajonit është faktor kyç për sigurinë e Evropës.

Gjatë qëndrimit tre ditor në Davos, nuk munguan dhe takime me kompani me rëndësi globale në fushën e teknologjisë si “Philips”, “Meta” dhe “Ericsson”, të cilat i njoftuam mbi mundësitë që ofron Kosova për investime dhe përparësitë që vendi ynë ka në fushën e teknologjisë, si dhe intervistat për Politico, radion publike zvicerane SRF, dhe për European Broadcasting Union.

Lajmet Kurti përmbledh vizitën e takimeve në Davos të Zvicrës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>