Kurti përkujton 25 vjetorin e krimit serb në Dragaqinë të Therandës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për 25 vjetorin e ngjarjes së rëndë në Therandë ku forcat serbe torturuan 11 burra shqiptarë, i torturuan dhe i hodhën në pus të gjallë.

Kurti ka thënë se kjo është edhe një dëshmi që policët dhe ushtarët e Serbisë kanë pasur urrejtje të madhe e plan të detajuar për të kryer krime kundër shqiptarëve.

“11 burra shqiptarë, pasi i torturuan, i hodhën të gjallë në pus. Më i riu ishte 49 vjeç e më i moshuari 91 vjeç.Më 21 prill 1999, në fshatin Dragaqinë të Therandës, forcat e armatosura të Serbisë torturuan 11 civilë shqiptarë. Pastaj i hodhën në pus. Pusin e mbushën me mbetje ndërtimore”, tha ai.

“Trupat e tyre u gjetën pas luftës, rastësisht, kur pronari i pusit kishte filluar të pastroj pusin. Kjo është edhe një dëshmi që policët dhe ushtarët e Serbisë kanë pasur urrejtje të madhe e plan të detajuar për të kryer krime kundër shqiptarëve, dhe për t’i fshehur ato. Preokupimin më të madh e kanë pasur si t’i zhdukin trupat. Hedhja në puse, djegiet, zhdukjet, rrëmbimi i kufomave, e forma të tjera ҫnjerëzore të dëmtimit dhe zhdukjes së trupave, e faktojnë këtë. I përkujtojmë sot martirët e Dragaqinës.  E kujtojmë përditë sakrificën dhe dhembjen që përjetoi populli ynë për lirinë që e gëzojmë”, ka shkruar Kurti.

Lajmet Kurti përkujton 25 vjetorin e krimit serb në Dragaqinë të Therandës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>