Kurti për vlerën e koeficientit 105 euro: Rritja më e madhe e pagave në Kosovën e pavarur

Vlera e koeficientit 105 euro, Kurti: Rritja më e madhe e pagave në Kosovën e pavarur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vlera 105 euro e koeficientit e publikuar këtë të mërkurë nga Qeveria, është rritja më e madhe e pagave në vend.

Në një deklarim për media, Kurti është shprehur se nga viti në vit totali i pagave është rritur 20-25 milionë euro, ndërkaq sivjet pati një rritje në 105 milionë euro.

“Nga viti në vit 20 deri në 25 milionë euro është rritur totali i pagave në sektorin publik, ndërsa kësaj here i kemi rritur në 105 milionë euro është rritja më e madhe ndonjëherë në Kosovën e pavarur. Kur pjesëtohet me numrin e zyrtarëve publikë kemi arritur te ky numër i koeficientit”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit.

Sipas tij, me këtë ligj janë zvogëluar pabarazitë e brendshme dhe është rritur transparenca.

Ai në fund ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm vlera e koeficientit do të jetë 110 euro.

“Në buxhetin që kemi e që është më i madhi në Kosovën e pasluftës, e kemi një portofol për sektorin publik i cili është substancial. Natyrisht që njerëzit dëshirojnë edhe më shumë, por kjo rritje jo vetëm që ka tejkaluar inflacionin, por shënon kthimin te transparenca dhe llogaridhënia”, ka përfunduar Kurti.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!