Kurti për “The Times”: Rusia po punon me Serbinë kundër vendeve ballanike që po e mbështesin Ukrainën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën britanike “The Times” ka thënë se Rusia po punon me Serbinë kundër vendeve ballkanike që po e mbështesin Ukrainën.

“Rusia po punon me Serbinë në fushata dezinformuese dhe sulme kibernetike kundër vendeve ballkanike që po mbështesin Ukrainën, ka paralajmëruar kryeministri kosovar”, thuhet në artikullin e “The Times”.

Gazeta britanike ka përmendur ndihmën ushtarake që Kosova ka ofruar për Ukrainën dhe ndalimin e shtetasve rusë në Kosovë.

“Albin Kurti, udhëheqësi pro-perëndimor i vendit të vogël, i cili u nda nga Serbia pas luftës së viteve 1998-99, tha se Kremlini po përdorte lidhjet e tij me Beogradin, një aleat i vendosur, për të ndezur tensionet ekzistuese në ish-Jugosllavi. Kosova ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë predha mortajash dhe automjete të blinduara, dhe është pjesë e një koalicioni shumëkombësh të çminimit në vend. Ajo gjithashtu ka miratuar një rezolutë për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas dhe ka ndaluar shtetasit rusë të hyjnë në Kosovë. Një flamur i madh ukrainas është ekspozuar në qendër të kryeqytetit të Prishtinës”. /The Times

Lajmet Kurti për “The Times”: Rusia po punon me Serbinë kundër vendeve ballanike që po e mbështesin Ukrainën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>