Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në RMV: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski ka folur për takimet që zhvilluan sot në kuadër të takimit ndërqeveritar.

Kurti u shpreh edhe njëherë se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, nuk kanë mosmarrëveshje por komunikim të vazhdueshëm e të gjerë.

Kurti u pyet nëse ka diskutuar çështjen e gjuhës shqipe në takim me kryeministrin Mickoski. Lidhur me këtë temë kryeministri u shpreh se me çfarë kam kuptuar unë kjo çështje është në Gjykatën Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut pasi që tri dispozita për përdorimin e gjuhëve janë dërguar tek komisioni i Venecias.

“Këto tri dispozita nuk janë zbatuar në të kaluarën dhe tash i përket Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni që të sqaroj. Nuk ka në Maqedoni ligj për përdorimin e gjuhës shqipe e nuk ka pasur as në të kaluarën, ekziston ligj për përdorimin e gjuhëve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se duhet të presim të gjithë për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese atje që nuk bënë as përjashtime e as diskriminim që e respekton shumëgjuhësin që ekziston në Maqedoninë e Veriut.

“Në Maqedoni nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po rrezikohet, sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Kurti.

Kryeministri tutje foli edhe për jetësimin e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën.

“Sa i përket tunelit ai pritet të filloj së shpejti, marrëveshjet janë miratuar, buxheti është ndarë. Ka filluar ndërtimi i rrugës nga ana e Kosovës, projekti i tunelit pritet të përfundojë së shpejti, projektin e dizajnin do ta bëjë pala maqedonase”, tha Kurti.

Kurti u pyet edhe për dallimet ndëretnike nëse mund të shkaktojnë konflikt, derisa u shpreh se nuk e beson një gjë të tillë.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker