Kurti për bisedën Kusari-Radojiçiq: Ajo është një situatë e montuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur situatë të montuar bisedën telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me kryekriminelin serb, Milan Radojiqiç.

“Unë vetë nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radojiçiqin edhe e kanë shumë të qartë pse Radojiçiq ka ikur tash dhe dikur ishte në Kryeministri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi”, u shpreh Kurti.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marr e ku është marr, si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë unë jam kryetar i VV dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së për këso gjerash ka komisione, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”, u shpreh Kurti.

Lajmet Kurti për bisedën Kusari-Radojiçiq: Ajo është një situatë e montuar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>