Kurti paralajmëron ardhjen e zyrtarit të NATO-s, temë kryesore – Ura e Ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt ka bërë të ditur se të enjten për për vizitë në Kosovë do të jetë, Thomas Goffus, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s.

Përpos kësaj Kurti, ka paralajmëruar vizita, edhe të dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s.

Kurti tha se në këto takime do të diskutohet edhe çështja e Urës së Ibrit, për të cilën tha se po i bëjnë “punët e shtëpisë” sa i përket planit për hapjen e Urës mbi Ibër në Mitrovicë.

“Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar, në harkun kohor të pak ditëve, mysafirë i kemi patur në kryeministri shefin e Agjencisë Qendrore për Inteligjencë, William Burns dhe Admiralin Stuart Munsch i cili është Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Mbështetja e tyre është e palëkundur, bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm kurse përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv, në shërbim të paqes dhe sigurisë, të cilat ecin paralelisht me sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe progresin demokratik dhe ekonomik. Nesër për vizitë vjen z.Thomas Goffus, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s, sot vjen delegacioni danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërkaq javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s. Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes. E liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Kujtojmë se javën e kaluar, në Kosovë për vizitë qëndroi shefi i Agjencisë Qendrore për Inteligjencë, William Burns dhe të martën në vizitë ishte Admirali Stuart Munsch, i cili është Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Lajmet Kurti paralajmëron ardhjen e zyrtarit të NATO-s, temë kryesore – Ura e Ibrit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker