Kurti: Paqja është e paqëndrueshme derisa Serbia i kërcënon fqinjët

“Paqja në rajon është e paqëndrueshme dhe e pamundur derisa Serbia nuk kërkon falje për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë, zhdukjen e mbi 1600 të tjerëve, e madje edhe po vazhdon më kërcënime ndaj fqinjëve”. Kështu deklaroi në diskutimin e tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për paqe në Ballkan i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës.

Në fillim të diskutimit të tij, kryeministri Kurti tha se Serbia po vazhdon ta mbështesë politikën e Rusisë, ndërsa përmendi edhe plagën e të pagjeturve që po vazhdon ta rëndoj vendin.

“Ne pavarësisht këtyre jemi të gatshëm për bisedime dhe marrëveshje paqësore me Serbinë, por ajo nuk e dëshiron këtë. Në anën tjetër, derisa Serbia nuk po e pranon fajësinë për mijëra të vrarë në Kosovë, ajo po shpërblehet nga BE me miliarda euro investime dhe me marrje e statusit të vendit kandidat”, deklaroi Kurti, sipas përkthimit zyrtar të televizionit publik të Kosovës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!