Kurti: Nëse thërrasin, në Bruksel shkoj për nënshkrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të premten në Bruksel ka takuar shefin e diplomacisë evropiane Josep Borell ka thënë se nuk i është thënë se do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në kryeqytetin evropian.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq që takoi Përfaqësuesin e Lartë të dielën në Mynih tha “se pret që të ketë ftesë për takim në Bruksel në ditët e ardhshme dhe se shpreson për një zgjidhje”.

Por, pasi u kthye në Beograd ndryshoi pak fjalët duke theksuar se po kërkohet zgjidhja dhe se dikush do të marrë ftesë për të shkuar në Bruksel, dhe la të të kuptohet se mund t’i dërgohet ftesë kryenegociatorit serb.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tutje ka shtuar se në Bruksel shkon për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, nëse ai ftohet për ta bërë një gjë të tillë.

“Unë këtë e bëjë për Bashkimin Evropian, por e bëjë edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua këto do të normalizoheshin qysh vitin e kaluar por nëse nuk është bërë në shkurtin e marsin e vitit të kaluar e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, e pse jo në takimin që kam pasur në Munih në kuadër të Konferencës së Sigurisë”, tha Kurti.

“Me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kemi diskutuar temat të cilat janë të dialogut, dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes, por nuk më është dhënë që do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në Bruksel”, theksoi ai.

“Unë në përgjithësi jam pozitiv por ritheksoj që shkeljet e deritanishme mosrespektimet e deritanishme që i ka bëre Serbia e të cilat kulmuan me letrën e kryeministres Bërnabiq, më 13 dhjetor të vitit të kaluar ku edhe praktikisht u tërhoq nga marrëveshja duke thënë që s’e pranon asnjëherë as pavarësinë e Kosovës as ulësen në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe as nuk e respektoj integritetin tonë territorial praktikisht ato anulohen me nënshkrim”, tha Kurti.

“Në momentin që Serbia do të nënshkruante marrëveshjen, të gjitha ato shkeljet e mëhershme anulohen dhe krijohet siguria ligjore për rrugën përpara. Pra, edhe në kuptimin e së kaluarës së hidhur edhe në kuptimin e të ardhmes së ndritshme nënshkrimi më shfaqet si domosdoshmëri edhe unë uroj që kjo të bëhet në këtë pranverë, meqë nuk u bë në atë të kaluarën”.

Lajmet Kurti: Nëse thërrasin, në Bruksel shkoj për nënshkrim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>