Kurti me sinjale bashkëpunimi, pas takimit me Gabriel Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.

Kurti në profilin e tij në “X”, thotë se Escobarin e ka falënderuar për mbështetjen e SHBA-së dhe ka kërkuar që të mbahet përgjegjëse Serbia për sulmin në Banjska.

Gjithashtu Kurti shkruan se të njëjtin e ka informuar edhe për hapat e ndërmarrë në mbështetjen e tranzicionit nga dinari në euro.

“Kënaqësi të  takohem me Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e Amerikës dhe theksova nevojën për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjska. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e rregullores së Bankës Qendrire dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në agjendë ”, shkruan Kurti.

Ndërkohë, Escobar ka thënë se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar pas takimit me Kurtin.

Lajmet Kurti me sinjale bashkëpunimi, pas takimit me Gabriel Escobar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>