Kurti me ministren e Jashtme letoneze: Autorët e sulmit paramilitar në Banjskë po mbrohen nga Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar ministren e Jashtme të Letonisë, Baiba Braze, për raportet me Serbinë gjatë një takimi të martën në kuadër të Forumit të Sigurisë që po mbahet në Poloni.
Sipas njoftimit, Kurti i ka thënë Brazes se autorët e sulmit paramilitar dhe terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar po mbrohen nga Serbia.
Në njoftimin për takimin, Kryeministria ka theksuar faktin se “Letonia ka njohur pavarësinë tonë vetëm tre ditë pas shpalljes së saj me 17 shkurt 2008 dhe që atëherë e ka mbështetur Republikën e Kosovës në zhvillimin e saj dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.