Kurti me Bulliqin dhe ministrat shkojnë për ngushëllime te familja e të riut që u vra në Podujevë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin Kurti, ministrat Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu dhe deputetin Fitim Haziri kanë shkuar për ngushëllime te familja e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, që u vra para disa ditësh.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sfeçla, deputetin Fitim Haziri, veprimtarin dhe ish-kryetarin e Komunës Ilaz Pireva, drejtorë komunal dhe zyrtarë të tjerë ishim për ngushëllime tek familja Fejzullahu për humbjen e familjarit të tyre Lulzimit, pak ditë më parë në vrasjen mizore që e tronditi gjithë shoqërinë.”

Bulliqi ka shkruar se ia kanë shprehur familjes dhe të afërmve të Lulzimit, mbështetjen e plotë për tejkalimin e dhimbjes.

“Ndamë dhimbjen me familjen dhe të afërmit, si dhe ju shprehëm mbështetjen tonë të plotë për tejkalimin e kësaj dhimbjeje që na pikëlloi thellësisht të gjithëve. Zoti ju dhashtë durim e forcë familjes! Urojmë që drejtësia ta thotë fjalën e saj në mënyrë meritore.”

Lajmet Kurti me Bulliqin dhe ministrat shkojnë për ngushëllime te familja e të riut që u vra në Podujevë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>