Kurti: Kosova është bërë shtëpi e dytë për ukrainasit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot qytetarë ukrainas të cilët veprojnë e jetojnë në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

Ai ka thënë se Kosova është bërë një shtëpi e dytë për ta.

Shefi i ekzekutivit ka deklaruar se Kosova do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës për paqe, liri e demokraci, dhe përkrahëse e rezistencës e vendosmërisë së popullit ukrainas, në mbrojtje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit të tyre.

“Kosova është bërë një shtëpi e dytë për ta. Me këtë rast shpreha vlerësimin e thellë dhe solidaritetin për punën e përpjekjet e tyre në një kohë kaq sfiduese. Sepse sot qëndresa e Ukrainës dhe qytetarëve të saj është e pashembullt dhe heroike”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndër të tjera, Kurti ka theksuar se Ukraina është mburojë e demokracisë evropiane.

“Le të triumfojë lufta e drejtë për liri, kundër dhunës, brutalitetit dhe agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse. Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Ukrainën dhe të gjithë qytetarët e saj!”, ka vijuar ai.

Lajmet Kurti: Kosova është bërë shtëpi e dytë për ukrainasit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker