Kurti ia plotëson një dëshirë Ministrit Rashiq- jep leje që patriarku të hyjë në Kosovë

Zyra për Media e kryeministrisë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të lejojë Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfirije që të vizitojë Kosovën me rastin e përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse. Lejimi i i kësaj vizite siç tregon ZKM është bërë edhe pse Porfirije nuk ka bërë kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese.

Siç thuhet në komunikatë kjo kërkesë Kurtit i ka ardhur nga Ministri për Kthim dhe Komunitetet, Nenad Rashiq.

“Sot në mesditë, Ministri për Kthim dhe Komunitete, z. Nenad Rashiq, kërkoi nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse”, thuhet në komunikatë.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”, thekson tutje njoftimi.

Këtë vizitë në Kosovë siç njofton ZKM, Porfirje ka thënë se do ta bëjë pa truprojet e tij.

“Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, përfundon komunikata.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!