Kurti i uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Bashkësisë Islame, Myftiu, Naim Tërnava dhe ministri i kulturës Hajrulla Çeku vizituan xhaminë Pirinaz e cila u rifunksionaliuza pas restaurimit.

Kryeministri uroj muajin e ramazanit duke iu uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve.

“Zoti iu bëftë kabull dhe iu dëshiroj agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve në këtë muaj të shenjtë, i cili fillon me ditën nesërme”, u shpreh Kurti.

“Meqenëse është tejet i bukur diku, së paku 4 shekuj e gjysmë i moçëm dhe paraqet një pikë turistike edhe për njerëzit brenda vendit sidomos për ata që vijnë ta vizitojnë vendin tonë”, tha Kurti për xhaminë “Pirinaz”.

Kurti falënderoi Naim Tërnavën për mikpritjen dhe shoqërimin për të parë renovimin dhe punimet që sipas tij janë bërë me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm.

“Është vlerë e lartë historike dhe kulturore meqenëse mësuam se këtu medresen e ka përfunduar hoxhë Kadri Prishtina”, ku sipas Kurtit kështu paraqet një rrëfim të rëndësishëm për historinë e kryeqytetit dhe të popullit.

Pas xhamisë së Pirinaz, ata vizituan edhe xhaminë Alaudin.

Poashtu, Naim Tërnava falënderoi Kurtin që në natën e madhe e vizitoi xhaminë “Pirinaz” dhe “Alaudin”.

“Në këtë natë të madhe ku të gjithë përgatiten të agjërojnë, ku agjërimi na bën t’i përkushtohemi anës shpirtërore dhe na fisnikëron”, u shpreh Kurti.

Lajmet Kurti i uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>