Kurti: Funksionalizimi për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, obligim që po përmbushet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se funksionalizimi i Instituti për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është “obligim që po përmbushet”.

Kurti shpërndau një video nga momenti i djeshëm ku u bë pranim dorëzimi i dokumenteve të para. Ai i falënderoi familjarët e të zhdukurve për angazhimin në dokumentimin e krimeve të Serbisë.

“Funksionalizimi i Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është një obligim që po përmbushet ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”, shkroi Kurti.

“Në 16-vjetorin e Pavarësisë, dje ishim në Institutin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me Drejtorin Ekzekutiv, z. Atdhe Hetemi, dhe me Kryetarin e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, z. Ahmet Grajçevci, për ceremoninë e pranim dorëzimit të dokumenteve të para në këtë Institut. Falënderoj z. Grajçevcin dhe asociacionet e familjarëve të të zhdukurve për angazhimin e tyre ndër vite, për dokumentimin e krimeve të zhdukjeve me dhunë nga Serbia”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës më 16 shtator e kishte miratuar Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe ai u miratua në Kuvendin e Kosovës më pas.

Projektligji parasheh themelimin e institutit me qëllim të hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999.

Lajmet Kurti: Funksionalizimi për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, obligim që po përmbushet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>