Kurti falënderon Bullgarinë që hapi hapësirën ajrore më 1999 dhe që zbuloi planin “Patkoi” të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Bullgarisë në Kosovë dhe ambasadori Hristo Gudjev, me rastin e festës së tyre kombëtare.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe bashkëpunimi institucional ndërmjet vendeve tona, tashmë janë politika zyrtare të dy shteteve tona, të shpallura dhe diskutuara gjerësisht në takime zyrtare dhe me krerët e shtetit bullgar.

“Vendi ynë, Kosova, dhe vendi ynë aleat, Bullgaria, janë bashkuar gjithashtu nga orientimi ynë drejt demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në një kohë kur autokratët e rajonit po inkurajohen të rrezikojnë vlerat demokratike”, u shpreh Kurti.

Ai përkujtoi se këtë vit Kosova do të shënojë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe falënderoi Bullgarinë për hapjen e hapësirës së saj ajrore ndaj avionëve të NATO-s në vitin 1999 gjatë fushatës së bombardimeve mbi Serbinë – një fushatë që i dha fund gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Po ashtu, Kosova nuk ka harruar se ishin pikërisht autoritetet bullgare që zbuluan së pari Operacionin “Patkoi” – plani i Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Ditët e Çlirimit Kombëtar si dita e Çlirimit të Bullgarisë dhe ajo e Çlirimit të Kosovës që do ta shënojmë në qershor, janë raste në të cilat duhet të kujtojmë edhe historinë se si u çliruan popujt tanë, sepse duke kujtuar se si e fituam lirinë tonë, do të dimë gjithashtu dhe se si ta mbrojmë atë”, tha kryeministri.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz, ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe deputetë e ambasadorë të akredituar në vendin tonë.

Lajmet Kurti falënderon Bullgarinë që hapi hapësirën ajrore më 1999 dhe që zbuloi planin “Patkoi” të Serbisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>